SHBA, mbahet “Marshi i Grave” kundër politikave të Trumpit

Në shenjë proteste kundër politikave të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe administratës së tij, në shtetin federal të Kalifornisë është mbajtur marsh i grave, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta u mbajt në Oakland, me pjesëmarrje të disa mijëra qytetarëve të cilët e përkrahën këtë marsh. Pjesëmarrësit brohorisnin kundër politikave të administratës së Trumpit.

Mahdieh Yusuf Zadeh, me prejardhje nga Irani, theksoi se kanë dalë për të shprehur qëndrimin e tyre për liri, paqe dhe drejtësi për të gjithë. ”Jemi mbledhur këtu për t’i dhënë fund urrejtjes ndaj grave, burrave dhe migrantëve”, theksoi Zadeh.

Fatma Novin (17), gjithashtu me prejardhje nga Irani, tha se është dëshmitare e shumë padrejtësive që bëhen. “Në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet, duhet të filloni atje ku ndodheni”, tha ajo.

“Marshi i Grave” i filluar pas marrjes së detyrës nga Trumpi vitin e kaluar, ka marrë përkrahje në pjesë të ndryshme të botës. Protesta të ngjashme janë organizuar edhe në Kenia, Ganë, Holandë, Francë, Britani të Madhe dhe Greqi, ndërsa në SHBA, protesta më masive janë mbajtur në New York dhe San Francisco.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button