Shkurte Fejza e Kastriot Tusha me këngë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dhjetë vjetori i Pavarësisë së Kosovës ka bashkuar në një projekt të përbashkët edhe dy këngëtarët e famshëm shqiptarë, Shkurte Fejza e Kastriot Tusha.

Përmes një postimi në Facebook, Shkurte Fejza ka konfirmuar se kënga gjithashtu do të jetë me videoklip, transmeton Koha.net.

Ajo ka publikuar edhe disa foto nga xhirimet të cilat janë realizuar nëpër disa lokacione, përfshirë këtu edhe sheshin “Skenderbej” në qytetin e Shkupit.

“Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në përfundim e sipër kënga dhe videoklipi i ri në bashkëpunim me kolegun tim të nderuar, këngëtarin i mirënjohur shqiptar Kastriot Tusha. Një këngë shumë domethënëse dhe e punuar me shumë përkushtim në tekst, muzikë dhe realizimin e klipit”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button