Goli i vitit në Segunda Division? Portieri shënon nga rreth 70 metra në ditëlindjen e tij (Video)

Shpesh herë e gjithë vëmendja jonë shkon te ligat e mëdha evropiane dhe kështu na ikin gjërat e bukura që ndodhin në ato tjerat.

Këtë herë duhet të ndalemi në elitën e dytë të futbollit spanjoll, Segunda Division, në ndeshjen mes Lugos dhe Sporting Gijonit, transmeton Telegrafi. 

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-1 në të mirë të Lugos dhe golin e fundit në takim e shënoi portieri Juan Carlos (80′).

Ai shënoi nga rreth 70 metra duke befasuar të gjithë të pranishmit dhe normalisht që menjëherë filloi të komentohet si goli i vitit në La Liga2.

Por, më e bukura është se ky gol erdhi në ditëlindjen e tij, ky spanjolli mbushi 30 vjet.

Pas kësaj fitore Lugos renditet në vendin e katër në ligë me 39 pikë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Huesca me 46 pikë. Gijoni është ne mesin e tabelës, më saktë në vendin e dhjetë me 33 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button