Fituesit e bursave të MASH-it deri më 2 shkurt të dorëzojnë marrëveshje dhe llogari transaksionale

Studentët e regjistruar në vitin e parë në vitin akademik 2017/2018 fitues të bursës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga 22 janari e deri më 2 shkurt të vitit 2018 do të duhet që deri te MASH-i të dorëzojnë marrëveshje dhe kopje nga llogaria e transaksionit, transmeton MIA.

Rezultatet nga Konkursi për ndarja të bursave për të regjistruar në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private në Maqedoni, MASH i publikoi në ueb-faqen e saj www.mon.gov.mk.

Kandidatët fitues duhet të plotësojnë tre ekzemplarë nga marrëveshja për bursën adekuate dhe së bashku me kopje nga llogaria e transaksionit në emër të studentit t’i dorëzojnë deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (pult për pranim të dokumenteve) ose përmes postës në adresë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr.”Shën Cirili dhe Metodij” nr.54, 1000 Shkup, me shenjë “Marrëveshje për bursë studentore”.

Marrëveshjet për çdo lloj të bursës mund të merren në ueb-faqen në të cilën janë publikuar edhe rezultatet nga konkursi.

Sipas tyre, në Grupin e parë janë ndarë gjithsej 1.500 bursa me shumë mujore prej 3.300 denarë. Në Grupin dytë 642 (602 për studentë nga universitetet shtetërore dhe 40 nga universitetet private) me shumë mujore prej 4.400 denarë dhe në Grupin e tretë 530 bursa (500 për studentë nga universitetet shtetërore dhe 30 universitetet private), me shumë mujore prej 3.300 denarë.

Për programet studimore për informatikë janë ndarë 121 bursa (101 për studentë nga universitetet shtetërore dhe 20 nga ato private) me shumë mujore prej 6.050 denarësh.

Nga 18.000 denarë në muaj do të marrin studentët që janë regjistruar në programet studimore për kimi, fizikë dhe matematikë. Për kimi janë ndarë 31 bursa (21 për studentët nga bashkësia maqedonase dhe 10 nga bashkësia jo-shumicë), për programe studimore të fizikës MASH-i do të ndajë 18 bursa (dhjetë për studentë nga bashkësia maqedonase dhe tetë nga bashkësitë jo-shumicë) dhe për matematikë 36 bursa (21 për studentë nga bashkësia maqedonase dhe 15 nga bashkësitë jo-shumicë).

Për të gjithë kategoritë e shfrytëzuesve MASH-i do t’i sigurojë bursat nëntë muaj në vitin akademik, gjegjësisht pa muajt korrik, gusht dhe shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button