Detaje për vrasjen në Dizhon të Çairit

Sonte në Dizhon një grua është therë për vdekje me thikë, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve policore të Portalb.mk, sonte rreth orës 23:00 në rrugën Dizhonska të Çairit ka ardhur Zh.K. (1976) nga Tetova dhe e ka sulmuar M.Sh. (1984) me sëpatë. Pastaj, M.Sh. me thikë e ka therr në pjesën e stomakut Zh.K., e cila është dërguar me Ndihmë të Shpejtë në Qendrën Urgjente, megjithatë Zh.K. nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ekipet e MPB-së dhe Prokurorisë po e hetojnë rastin.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes. Sipas burimeve të Portalb.mk, e ndjera dhe i dyshuari për vrasje kanë qenë familjarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button