SHBA thirrje qytetarëve, mos udhëtoni në Serbi shkaku i një virusi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim ku u bën tirrje qytetarëve amerikan që të kenë kujdes para se të planifikojnë të udhëtojnë për në Serbi, shkaku i një epidemie që është përhapur në këtë shtet.
Instituti për Shëndetin Publik të Serbisë “Milan Jovanovic Batut” ka njoftuar gjatë javës se në këtë shtet në tre muajt e fundit janë paraqitur 1 mijë e 114 raste.
Me fruth janë evidentuar edhe 13 punëtorë shëndetësor, mjekë dhe infermierë, të cilët me shumë gjasë virusin e kanë marrë nga pacientët që kanë trajtuar.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka këshilluar qytetarët amerikanë që nëse vendosin të udhëtojnë për në Serbi, paraprakisht të sigurohen, duke marrë vaksinat e nevojshme, që parandalojnë prekjen nga kjo epidemi