Macron dhe Merkel biseduan për reforma në Eurozonë

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel bieduan të premten në Paris për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për reforma në Eurozonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata thanë se ishin të përkushtuar skajshmërisht për forcimin e monedhës së përbashkët të bllokut dhe Bashkimit Evropian (BE) në tërësi.

Merkel tha se të dy vendet duhet të bëjnë përpjekje të përbashkët për të dhënë një kontribut më të madh për unitetin e BE-së.

“Gjermania dhe Franca mund dhe duhet të marrin rolin udhëheqës në shumë çështje dhe për këtë arsye unë e kuptoj se Franca është duke pritur që ne të formojmë qeverinë e re”, tha Merkel në një konferencë për media.

“Në një bazë të gjerë unë nuk shoh asnjë dallim në qëndrimet tona. Kjo është Evropa që duhet të ketë një politikë të përbashkët të jashtme në lidhje me çështjet strategjike, Evropë e cila duhet të ketë politikat e saj të zhvillimit, Evropë me politikat e mbrojtjes dhe Evropë e cila duhet të jetë ekonomikisht e fuqishme”, shtoi ajo.

Macron tha se ishte e rëndësishme të përcaktoheshin të gjitha detajet e reformave të planifikuara.

“Kjo do të jetë tema e bisedës sonë në javët dhe muajt e ardhshëm për të përcaktuar rrugën e cila do të na dërgon në atë drejtim”, tha presidenti francez.

Macron dhe Merkel në Samitin e BE-së muajin e kaluar arritën marrëveshje për miratimin e planeve të përbashkëta për Eurozonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP