Ministria e Transportit: Nuk ka pasur kërkesë për autobusë nga Komuna Tetovë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka mohuar të ketë arritur ndonjë kërkesë nga komuna e Tetovës, për furnizimin me tetë autobusë urban për transport publik. Nga kjo Ministri madje thonë se, për këtë vit, nuk janë paraparë mjete për këtë çështje, njofton Alsat M.

E para, në Ministrinë e Transportit nuk figuron asnjë kërkesë nga komuna e Tetovës lidhur me furnizimin me autobusë. E dyta, Ministria sivjet nuk ka ndarë apo planifikuar mjete për ta ndihmuar komunën e Tetovës për autobusët në fjalë. Dhe e treta, Ministria e Transportit nuk është kompetente për ti furnizuar komunat me mjete transporti, por këtë gjë duhet ta bëj Qeveria- bëhet me dije nga  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Mohimi nga Ministria e Transportit vjen vetëm një javë pasi e para e komunës së Tetovës, e pyetur për transportin publik, ka deklaruar se fill pas miratimit të buxhetit është ripërsërtitur kërkesa drejtuar Ministrisë së transportit, gjegjësisht Qeverisë, ndërkohë që është shprehur se, janë lëshuar kërkesa edhe tek disa donatorë të huaj për ndihmë në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP