Kombi maqedonas, Cipras: Në kohën antike s’ka ekzistuar

Kryeministri grek Aleksis Cipras në një intervistë për gazetën “Ethnos”, pohon se kombi maqedonas në kohën antike nuk ka ekzistuar kurrë. Pas negociatave të reja për emrin me Maqedoninë, Cipras beson se nuk është absurde që termi Maqedoni, të përfshihet në një emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë, njofton Alsat M.

Kombi maqedonas kurrë edhe nuk ka ekzistuar në kohën antike, siç nuk ka ekzistuar edhe kombi i Athinasve ose i Spartanëve. Maqedonia antike ishte një forcë e madhe në botën antike greke e cila u përhap, sidomos në kohën e Aleksandrit të Madh, edhe përtej zonës së sotme gjeografike të Maqedonisë. Sot kjo zonë e gjerë gjeografike i përket tre vendeve të ndryshme. Në këtë kuptim është plotësisht në kundërshtim me historinë dhe është absurde disa të kërkojnë ekskluzivitetin e Maqedonisë edhe në drejtim të identifikimit etnik. Por, nuk është absurde që termi Maqedoni të përfshihet në një emër të përbërë, me përcaktim gjeografik apo kohor që do të vlejë për të gjithë, kështu që të jetë e qartë se askush nuk kërkon territore ose histori të kombeve të tjera – ka thënë për azetën “Ethnos” kryeministëri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP