Kryemadhi: Protestojmë më 27 janar për një Shqipëri si Evropa

Turi i takimeve me qytetarët në kuadër të përgatitjes për protestën e 27 janarit për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vazhduar me Elbasanin.

Përpara strukturave të partisë së saj, Kryemadhi u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestë, sepse vetëm kështu mund të bëjmë Shqipërinë, Europë, transmeton Gazeta Shqip.

“Ne sot do ju bëjmë thirrje nga Elbasani të gjithë shqiptarëve që më 27 janar të jenë pjesë e protestës së shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk është protestë e opozitës, harrojini bindjet politike më 27 janar, është dita e ndërgjegjësimit të shqiptarëve për t’u zgjuar nga ajo pabarazi që ka pllakosur sot Shqipërinë, jo vetëm në jetën ekonomike e shoqërore, po një pabarazi jetësore në të cilën jetojmë sot”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se LSI sot kërkon përkrahjen e mbështetësve të saj “për të zgjuar shqiptarët nga gjumi i frikshëm i harresës, që i ka përfshirë.

“Pa përkrahjen, pa vendosmërinë, pa entuziazmin, shpirtin e përkrahjen e njerëzve për të cilat sot jemi një parti parlamentare e fuqishme, një realitet politik, ka qenë një forcë politike që ka vendosur fatet e Shqipërisë dhe forcë stabilizuese, që ka krijuar stabilitet politik, ekonomik dhe në sigurinë kombëtare”, u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button