Ambasada e SHBA-së në Shkup deklarohet për dhënien e vizave pas bllokimit të qeverisë amerikane

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni kumtoi se shërbimet e tyre për pasaporta dhe viza, por edhe për raste urgjente për shtetasit amerikanë, do të vazhdojnë me punë edhe përskaj mbylljes së Qeverisë së SHBA-së, njofton Portalb.mk.

“Shërbimet e caktuara për pasaporta dhe viza, si dhe për raste urgjente të qytetarëve të SHBA-së do të vazhdojnë në Ambasadë edhe gjatë kohës së mbylljes së Qeverisë së SHBA-së. Nuk do ta përditësojmë vazhdimisht këtë profil, përveç në raste urgjente”, kumtoi Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Mbyllja e pjesshme e Shërbimeve Federale Amerikane hyri në fuqi në mesnatë, pas përpjekjes së pasuksesshme të republikanëve dhe demokratëve në Senat që të arrijnë kompromis për buxhetin. Mbrëmë senatorët nuk e kanë votuar ligjin që të vazhdojë financimi i Qeverisë deri më 16 shkurt. Që të kalojë ligji u nevojitën 60 vota nga gjithsej 100, megjithatë vetëm 50 e përkrahën.

Paraqitja e kësaj bllokadës financiare është e jashtëzakonshme, por ka ndodhur edhe më herët. Nga 1981 ka pasur 12 kësi raste, ndërkaq bllokadat kanë qenë të ndryshme sa i përket kohëzgjatjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button