Ski qendrat e Maqedonisë të lëna në mëshirë të fatit

Qendrat dimërore në Maqedoni kanë potencial, edhe nëse fare nuk shfrytëzohen. Ndryshimet janë të mundshme, por që të ndodhin, përveç promovimit duhen edhe investime serioze dhe shumë punë, njofton Portalb.mk.

Qendrat dimërore në Maqedoni edhe këtë vit e kanë humbur luftën me konkurrencën rajonale. Kodra e Diellit, Mavrova, Pelisteri janë thuajse të zbrazura, në krahasim me Banjsko, Borovecin apo Kopaonikun.

Ski qendrat vendore dikur kanë qenë destinacione kryesore për të pasionuarit e turizmit dimëror, por tanimë një kohë të gjatë të njëjtat po shfrytëzohen vetëm për vizitë ditore ose në fundjavë.

Në ski qendrat vendore jo vetëm që po bie qarkullimi, por është riregjistruar edhe ulje e kapaciteteve për akomodim. Problemi kryesor sipas ekspertëve është qasja e gabuar dhe mungesa e investimeve konkrete, veçmas në pjesën e infrastrukturës.

“Për qendrat duhet të keni qasje të mirë. Kozhufin e keni një shembull konkret ku infrastruktura e keqe sistematikisht e ka shkatërruar subrastrukturën. Të gjitha qendrat janë në pronësi të shtetit ose të ndërmarrjeve të cilat kanë veprimtari të ndryshme. Me rëndësi është që menaxhimi i qendrave të bëhet në mënyrë moderne. Shteti ka hapësirë të veprojë dhe shpresoj që të veprojë dhe shpresoj që ajo të realizohet”, paralajmëron profesori universitar, Naume Marinkovski për DW.

Koncesionerët – zgjidhja e vetme?

Jovetëm në Kozhuf. Se sa është fatura për shkak të politikave të deritanishme të gabuara dhe qasje amatore tregon edhe shembulli i Kodrës së Diellit. Kjo ski qendër më e vjetra në Maqedoni e cila është në pronësi të “ELEM Turs” duhej të rritej në ski qendër kryesore, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Po, projekti i paralajmëruar deri më tani ka ngrënë 15 milionë euro, dhe nuk ka sjellë kurrfarë ndryshime.

“Kodrës së diellit i duhet investim serioze, por siç shihet shteti jonë për atë nuk ka kapacitet, në aspektin e parave, por edhe të njerëzve. Të gjithë projektet e deritanishme janë bërë nga njerëzit të cilët kanë qëndruar në zyra në Shkup dhe nuk i njohin elementet bazike. Investohen thuajse 10 milionë euro në teleferik i cili nuk funksionon. Marrëveshjen për investim e fituan italianët, ndërkaq më pastaj edhe 4 prodhuesve që vetëm e rritën çmimin. Nuk ka asgjë nga topat e borës, investimet në rrugë, hotelet, hapësirat për parking, por as shërbim mjekësor. Qendra nuk ka elemente themelore për kërkesat e turistëve”, reagon Hamdi Sulejmani nga OJQ “Shpëtim për Kodrën e Diellit”.

Investuesit privat – shpëtim për Kodrën e Diellit?

Iniciativa kërkon nga Qeveria që t’ia marrë të drejtën “ELEM Turs” që të menaxhojë me ski qendrën dhe të shpall thirrje publike për investitorë të cilët kanë përvojë në zhvillimin dhe menaxhimin e këtij lloji të qendrave:

“Kjo është zgjidhja e vetme. Nëse u jepet koncesionerëve edhe për një euro por me obligim që të investojnë 200 milionë euro. Vendi është i yni, askush që do të investojë nuk ka marrë për shembull në Gjermani ose Itali. Udhëheqësia e re në ELEM Turs jep optimizëm dhe shpresë për dallim nga paraprakja e cila shkatërroi gjithçka”, reagon Sulejmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button