Horoskopi ditor, e diel 21 janar 2018

Dashi

Do vazhdoni te jeni me shume xheloze sesa duhet sot për atë qe keni ne krah dhe kjo mund te shkaktoje debate me partnerin. Do jete e vështirë te rivendosni qetësinë. Beqaret do kenë një dite te favorshme për te krijuar lidhje afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet. Ne planin financiar do jete dite goxha e qëndrueshme dhe aspak problematike.

Demi

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do i mbani aspak mëri për ndonjë kritike te ashpër qe mund t’iu ketë bere. Beqaret do kenë një dite te mbushur me emocione. Do dilni mjaft me miqtë tuaj neper party dhe do takoni persona interesante. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume te arsyeshëm.

Binjaket

Ka rrezik qe ai qe keni ne krah te shohë dike tjetër gjate kësaj dite duke qene se ju e keni lënë shume pas dore. Ndryshoni sa me pare sjellje nëse nuk doni ta humbisni përgjithmonë. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te dalin me persona qe nuk vlejnë aspak. Ne planin financiar pritet një dite me fat. Do i rregulloni te gjitha problemet.

Gaforrja

Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën sentimentale te çifteve. Atmosfera do vazhdoje te jete e ngrohte dhe mosmarrëveshjet nuk do ekzistojnë fare. Beqaret duhet te tregohen me te vëmendshëm dhe te përfitojnë nga personat simpatike qe do kenë rreth e rrotull. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni shifra marramendëse sepse do keni probleme.

Luani

Lërini mënjanë aventurat ne çift gjate kësaj dite sepse nuk do jete koha me e përshtatshme. Mundohuni te ruani një komunikim te mire dhe te tregoheni te sinqerte. Beqaret do jene shume te sigurte ne vetvete dhe për këtë arsye mund te bëjnë gabime te pafalshme. Financat me ne fund do stabilizohen. Me ne fund mund te rini te qete ne këtë sektor.

Virgjeresha

Dite e sotme do jete me e qete sesa duhet për ata qe janë ne një lidhje. Beni kujdes sepse kjo mund ta largoje partnerin prej jush dhe nuk do ketë me kthim mbrapa. Beqaret nuk do jene ne humor te mire për te filluar një lidhje. Prisni edhe disa dite. Financat do jene delikate. Shmangni shpenzimet e mëdha sepse do futeni ne një rruge pa dalje.

Peshorja

Shprehjani partnerit tuaj çdo gjë qe ndjeni gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë ënyrë ai do dije si t’ua beje qejfin. Edhe ata qe kane pasur dite problematike do ndihen paksa me te qete. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, po mundësitë sot nuk do jene shume te mira. Ne planin financiar do merrni masa te guximshme dhe situata do përmirësohet.

Akrepi

Dite shume e bukur dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për te dashuruarit. Momentet e lumtura do jene te shumta kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nuk do jene me fat edhe pse do jene gjithë kohës ne kërkim. Financat do kenë probleme. Nuk do mendoheni aspak para se te kryeni shpenzimet sepse do doni vetëm t’i bëni qejfin vetes suaj.

Shigjetari

Ju qe jeni ne çift do mundoheni te gjeni mënyrën e duhur për t’ia kaluar sa me mire se bashku. Te dy do toleroni me tepër sesa zakonisht. Beqaret nuk do mendojnë te krijojnë një lidhje serioze, ata duan vetëm aventura qe te përjetojnë emocione pa fund. Financat do jene me te mira se kohet e fundit, por jo dhe aq sa për te kryer investime te mëdha.

Bricjapi

Gjate kësaj dite dielli do shkëlqejë ne jetën tuaj dhe do e beje atë me te bukur. Komunikimi me partnerin do jete edhe me i mire. Beqaret nuk do jene te gatshëm te fillojnë aventura kalimtare vetëm sa për te përjetuar emocione momentale. Për dashurinë e madhe duhet ende te prisni. Plani financiar do ketë përmirësime te ndjeshme. Shfrytëzojeni për te hequr disa para mënjanë.

Ujori

Dite paksa e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe nuk do bini dakord për disa lloj temash. Respektojeni mendimin e tjetrit. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse do keni probleme te mëdha me vone.

Peshqit

Ata qe janë ne një lidhje do kenë me te vërtetë nevoje për qetësi sot. Mundohuni ta vlerësoni me shume atë qe keni ne krah dhe flisni hapur për gjithçka. Beqaret nuk duhet te bëjnë premtime te mëdha qe ne fillim te njohjes me dike. Ne planin financiar duhet te ndiqni një disipline strikte dhe te ulni sa te mundni shpenzimet. Operacionet e mëdha financiare lërini për me vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP