Si të kujdeseni për kashmirin, ja gabimet që duhen shmangur me këtë material delikat

Prejardhja e kashmirit, vjen nga dhitë e malit Hyrcus, të cilat rriten në zonën Kashmir në Indi. Këto dhi, leshi i të cilave arrin të izolojë si të ftohtin por edhe të nxehtin, rriten tashmë edhe në Kinë, Mongoli, Afganistan, Iran, Turqi dhe prej disa vitesh edhe në Australi e Zelandë të Re, transmeton Living.al.

 Për të përfituar cilësinë më të mirë të këtij materiali, mosha e kafshës duhet të jetë nga 4 deri në 6 vjeç. Çdo dhi “prodhon” deri në 250 gram lesh në vit, ndaj për një pulovër do të duhet të “depiloheshin” katër, ndërsa për një xhaketë rreth 20 dhi të tilla. Lexoni më poshtë si duhet të kujdeseni për këtë material dhe gabimet që duhet të shmangni.

E NDALUAR

Mos harroni që poshtë bluzës prej kashmiri të mos vishni të brendshme të ngushta, të cilat krijojnë efektin reliev. Është e ndaluar që materialet prej kashmiri t’i lani në lavatriçe. Këshilla për një larje të rregullt është që të futen në ujë të vakët, jo më shumë se 30 gradë, me pak detergjent specifik. Të fiksuarit pas kashmirit rekomandojnë një produkt të markës britanike “Crabtree & Evelyn” që quhet Spring Rain, ndërsa dikush tjetër përdor për larjen e bluzave kashmir, shampo për flokë delikatë. Pas shpëlarjes, thajeni të mbështjellë me peshqir dhe lëreni të qëndrojë horizontalisht, jo të ekspozuar në diell apo afër nxehtësisë. Edhe kur e mbani në dollap, mos e varni asnjëherë në varëse, por paloseni. Nuk këshillohet pastrimi kimik, pasi bën që të humbasë shkëlqimi natyral i fibrës së kashmirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button