Vuçiq vendosi lule në vendin ku u vra Oliver Ivanoviçi (VIDEO)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vendosi kurorë me lule te vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi. Pas vizitës në manastirin Banjska ku dha porosi për paqe, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vizitoi vendin ku u vra politikanë serb i Kosovës Oliver Ivanoviq.

Vuçiq vendosi një kurorë me lule te vendi i vrasjes së Ivanoviqit, duke nderuar me një minutë heshtje.

Ai gjatë nderimit bëri edhe shenjën e kryqit me duar, ndërsa nuk foli por u nis drejt eskortës së tij.

KALLXo.com ndoqi live homazhet e Vuçiqit për Oliver Ivanoviqin.

Gjatë vizitës Vuçiq do të takohet edhe me politikanët serbë në objektin e Fakultetit Teknik të Universitetit në Mitrovicën Veriore.

Vizita e Vuçiqit po përcillet ma masa të rrepta sigurie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button