Zaev: Gjithçka që do të propozojmë do të jetë pjesë e referendumit

Gjithçka që do të propozojmë do të jetë pjesë e referendumit. Ne, Bashkimi Demokratik për Intergim (BDI) edhe VMRO-DPMNE si dhe partitë tjera kemi pozita të njëjta ose të përafërta, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ai dje në Strugë që ishte me rastin e festës Uji i Bekuar tha se do të gjendet zgjidhje për problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë.

“Unë jam optimist, mendoj se të dy vendet që janë mike dhe kanë për qëllim që të jenë të përafërta do të gjindet zgjidhje që do t’i përmbajë arritjet e të dy vendeve dhe do t’ju shërbejë qytetarëve të tyre”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Kryeministri theksoi se për thelbin e bisedimeve dhe propozimeve nuk duhet të bisedohet publikisht me qëllim që të mos humben mundësitë për sukses në bisedime.

“E shihni se procesi është transparent, duam koncesus nacional për marrjen e vendimit dhe në fund ajo do të konfirmohet nga qytetarët në referendum. Jam i bindur se nëse jemi të vëmendshëm, që vlen edhe për palën greke, do të gjejmë zgjidhje për këtë çështje që na mundon që 25-vite”, tha Zaev.

Sa i përket vendimit të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të vënë veton ligjit të gjuhëve, Zaev tha se gjithçka që përfshihet në ligjin e gjuhëve është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Zaev konfirmoi se takimi me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, tashmë është marrë vesh për më 24 janar në Davos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button