Deputetë të Kosovës dhe kryetari Rakiq e presin Vuçiçin në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sapo ka arritur në manastirin e Banja Lukës, pos qytetarëve serbë që e pritën atë, të pranishëm ishin edhe kryetari i Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq. Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës Srpska.

Aleksandar Vuçiq, sapo ka arritur në manastirin e Banka Lukës dhe pranë tij po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Srpska dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, shkruan Express.

Vuçiq, për pak minuta pritet të flasë edhe për gazetarët e pranishëm atje.

Veç kësaj, Vucic pritet të vizitojë edhe Universitetin e Prishtinës që ndodhet në Veriun e Kosovës, përkatësisht në Fakultetin Teknik. Është paralajmëruar se atje do të shkojë pas orës 12.

Përpos Veriut, Vucic pritet të vizitojë edhe komunat jugore me shumicë serbe. Pasdite, Vucic do të vizitojë Graanicën dhe Manastirin e këtij qyteti.

Aleksander Vucic kishte dënuar vrasjen e Ivanovicit, i cili ishte kundërshtar i tij politikë. Kishte kërkuar edhe përfshirjen e Serbisë në hetime, por që Kosova e ka refuzuar një gjë të tillë.

Ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e Ivanovicit përveç disa fakteve që janë gjetur për veturën që është përdorur në atentat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button