Pendarovski: Strukturat e Maqedonisë mund të përpiqen ta sabotojnë rrugën drejt NATO-s

Koordinatori nacional i NATO-s, Stevo Pendarovski në një intervistë për “360 shkallë” deklaroi se strukturat e Maqedonisë mund të përpiqen ta sabotojnë rrugën drejt NATO-s, njofton Portalb.mk.

“Patjetër më duhet të jem real dhe të tregoj. Unë jam një ndër ato që thonë se pjesëmarrja në kornizat e jashtme të Federatës Ruse patjetër të kufizohet kur bëhet fjalë për cilin do shtet të Ballkanit përfshirë edhe vendin tonë, unë jam njëri nga të parët që publikisht kam thënë se nuk duhet të kemi frikë se nga çdo gjë që vjen nga Federata Ruse, nuk është çdo gjë për destabilizimin ose pengimin e qëllimeve tona strategjike, megjithatë duhet të jem i sinqertë dhe të them se pres pengesa të caktuara në këtë rrugë dhe jo aq shumë brenda në Republikën e Maqedonisë, siç thatë ju, jo vetëm nga vendet anëtare, por edhe ndoshta nga strukturat që formalisht nuk janë përfaqësues politik të disa vendeve anëtarre, por janë këtu diku në rajon. Do të thotë, këtë nuk mund ta anashkalojmë sepse kemi deklarata shumë të qarta nga Lavrov dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë se nuk e shikojnë në mënyrë të duhur rrugën e Maqedonisë në NATO. Federata Ruse që para disa viteve në mënyrë drastike ka ndryshuar qëndrimin edhe ndaj zgjerimit të BE-së, qëndrimi i tyre kundër NATO-s është i njohur me dekada të tëra. Paramendoni ata çfarë janë të gatshëm të bëjnë në fushën diplomatike dhe politike, nuk dua të spekuloj për aktivitete tjera, që ta pengojnë procesin e rrumbulaksimit të krahut jugor të NATO-s kur të gjitha shtetet e duan këtë të bëhen pjesë e Aleancës”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button