Nimic: me emrat e propozuara nuk kërcënohet identiteti kombëtar maqedonas

Me propozimet që dolën në opinion në lidhje me emrin e Maqedonisë, ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic për Televizionin “Sitel” deklaroi se nuk kërcënohet identiteti kombëtar dhe shteti i Maqedonisë dhe se me ato Maqedonia më shumë është e fuqizuar, se sa e dëmtuar, njofton Portalb.mk.

“Konsideroj se marrëveshja është gjithëpërfshirëse, jam përpjekur që të përfshijë çështjet më të mëdha, jo të gjitha, por më të mëdhatë. Jam përpjekur që të gjej mënyrë që të ballafaqohem me emrin në mënyrë që të jetë i pranueshëm për të dyja shtetet. Qëndrimi im personal është se kemi nuk kemi cenuar identitetin, përkundrazi e kemi fuqizuar si identitetin e shtetit po ashtu edhe të kombit. Nga komunikimi im me qytetarët e Maqedonisë, ata vlerësojnë se kanë identitet të fortë, të cilin e posedon që një kohë të gjatë. Që 25 vjet jeni të pavarur, por kishit identitet edhe kur ishit pjesë e Jugosllavisë, kishit identitet edhe kur ishit pjesë e Mbretërisë së Serbisë dhe e Perandorisë Osmane”, tha Nimic.

Sipas Nimicit, për dallim nga më parë, në Shkup dhe Athinë tash është ndryshuar situata për zgjidhjen e problemit me emrin.

Sa i takon deklaratës së para disa ditëve të negociatorit të Maqedonisë, Vasko Naumovski, se propozimet e Nimicit janë larg dinjitetit të Maqedonisë, Nimic tha “nuk dua të kritikoj, por dalja e shpejtë me përshtypje nga bisedimet nuk është gjë e mirë”.

Ndërmjetësi Methju Nimic deklaroi se propozimet janë në katër faqe, duhet kohë që të mësohen nga të dyja anët, sepse nuk bëhet fjalë për mendime dhe se nuk është vetëm një njeri në Shkup dhe Athinë, duhet të pyeten të gjithë.

Siç u njoftua, Republika e Maqedonisë së Re, Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Maqedonisë së Vardarit, Republika e Maqedonisë së Epërme, Republika e Maqedonisë (Shkupi), të gjitha me përshkrimin “Maqedonia” të shkruara në shkronja latine, janë propozime të ndërmjetësuesit të OKB-së në çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic.

Nga ana tjetër, ndihmësi i sekretarit shtetëror për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Hojt Brajan Ji deklaroi se “Tash është mundësia e vërtetë që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje për problemin e gjatë në lidhje me çështjen e emrit”. Në të njëjtën kohë, Hojt Ji tha se shtetet duhet të respektojnë sovranitetin e njëra-tjetrës dhe se nuk duhet të kërkojnë ndryshim të kufijve.

“Ne nuk duam që të shohim ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor, nuk shohim nevojë të saj”, tha Hojt Ji.

Stoltenberg me porosi të qartë: S’ka NATO për Maqedoninë pa ndërrimin e emrit (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button