Si do të duket Aeroporti i Vlorës, ja projekti në zonën e Akërnisë

Po flitet aq shumë këto ditë për Aeroportin e Vlorës, po a e dini si do të duket ai. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri, publikoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook disa nga fotot e projektit ku krijohet qartësisht ideja sesi është menduar aeroporti i Vlorës.

Grupi i fotove shoqërohet edhe me lajmin se është ngritur grupi i punës që do të shqyrtojë ofertën e bërë nga konsorciumi për ndërtimin. “Projekti strategjik për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës është në rrugë të mbarë. Kemi tashmë kërkesën zyrtare nga konsorciumi i kompanive “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”. Morëm vendimin për të ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë në detaje ofertën me aspektet teknike dhe do të ndjekë hapat e mëtejshme në përputhje me përcaktimet ligjore. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do ti japë një zhvillim jo vetëm zonës bregdetare, por edhe ekonomisë kombëtare në tërësi”, thuhet në postimin e Gjiknurit.

Lajmi për një ofertë lidhur me aeroportin e Vlorës u bë i ditur tri ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama. Pas kësaj, Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë informoi se bëhet fjalë për zonën e Akërnisë, ku aktualisht është një aeroport i vogël pjesë e një baze ushtarake. Konsorciumi ka marrë përsipër ndërtimin me financimin e tij dhe jo nga buxheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button