Hojt Ji: shtetet e Ballkanit të respektojnë sovranitetin e njëra-tjetrës, s’ka ndryshim të kufijve!

“Tash është mundësia e vërtetë që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje për problemin e gjatë në lidhje me çështjen e emrit”, deklaroi ndihmësi i sekretarit shtetëror për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Hojt Brajan Ji, njofton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, Hojt Ji tha se shtetet duhet të respektojnë sovranitetin e njëra-tjetrës dhe se nuk duhet të kërkojnë ndryshim të kufijve.

“Ne nuk duam që të shohim ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor, nuk shohim nevojë të saj”, tha Hojt Ji.

Ai tha se kompromisi mund të arrihet vetëm me vullnet të fortë të liderëve të Greqisë dhe Maqedonisë.

“Maqedonia dhe Greqia kanë mundësi të arrijnë marrëveshje për emrin. Besoj se ka vullnet politik, edhe në Athinë edhe në Shkup që të arrihet marrëveshje dhe të zgjidhet çështja njëherë e përgjithmonë. Do të jetë e vështirë. Por, nëse të dyja shtetet vazhdojnë të punojnë, siç bënë deri tash, në negociata nëpërmjet ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, besoj se një gjë e tillë është e mundshme”, tha Hojt Ji.

Hojt Ji komentoi edhe Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të mirë Maqedoni – Bullgari dhe të njëjtin e vlerësoi si hap pozitiv jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për rajonin ballkanik në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button