Si të shkurtoni thonjtë e fëmijës suaj në mënyrën më të mirë

A duhet t’ia shkurtoj thonjte fëmijës tim?

Po. Thonjtë e fëmijës tuaj mund të jenë më të butë dhe më elastik se tuajat, por mos bëni ndonjë gabim – ata janë të mprehtë! Një foshnje e porsalindur nuk ka shumë kontroll mbi gjymtyrët e tij dhe shumë lehtë mund të përfundojë në kruarjen apo gërvishjen e fytyrës së tij, por edhe tuajën.

Thonjtë e foshnjave rriten shumë shpejtë saqë ju duhet t’ua preni atyre disa herë në javë. Thonjtë e këmbëve nuk kërkojnë edhe aq shpesh të shkurtohen.

Si mund t’ia shkurtoj thonjtë foshnjes sime, pa ia prerë apo lënduar gishtat?

Koha më e mirë për ta bërë këtë, është gjatë kohës kur ata janë duke fjetur. Një kohë tjetër e përshtatshme është mënjëherë pas dushit, kur thonjtë e foshnjes zbuten dhe e bëjnë punën më të lehtë.

Sigurohuni që të keni mjaftueshëm dritë, për të parë se çfarë jeni duke bërë. Përdorni një palë gërshërë për foshnje, apo brisk thonjsh i bërë veçanërisht për gishtërinj të vegjël. Shtypni lëkurën afër thuas që të shmangni pickimin e lëkurës si dhe mbani dorën e foshnjes përderisa ia shkurtoni thonjtë.

Shkurtoni thonjtë sipas lakorës së gishtit. Pritni thonjtë e këmbës në mënyrë të drejtë. Pastaj përdorni një mprehës smeril për të rrafshuar skajet e mprehta.

Mjekët rekomandojnë që të përdorni vetëm mprehës smeril gjatë javëve të para të jetës së foshnjave, sepse thonjtë janë shumë të butë si dhe prindërit e rinj kanë më shumë gjasa që aksidentalisht të pickojnë lëkurën e foshnjes së tyre.

Nëse aksidentalisht ia lwndoj gishtin, si mund ta ndaloj gjakderdhjen?

Nëse ju ndodh kjo gjë me foshnjen tuaj, mos u bëni i ashpër me veten tuaj – kjo gjë iu ndodhë shpesh prindërve. Thjeshtë vendin e prerë lëreni në ujë të ftohtë për pak kohë e më pas mbulojeni gishtin me një pecetë të pastër dhe shtypeni pak me dorën tuaj.

Mos e merrni mundimin të vendosni fashë (fllaster) në gishtin e fëmijës suaj. Është e mundshme që kur ti fusë gishtat në gojë ta thithë atë dhe të përfundojë në ngulfatje. Nëse gjakderdhja nuk ndalet, në raste të tilla vizitoni më mirë mjekun tuaj./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button