Kujdes! Stresi ndikon negativisht edhe në pamjen e jashtme

Ditët në të cilat jetojmë, ku lodhja, më së shumti ajo mendore, shtohet çdo ditë, problemet ekonomike nuk janë më të pakta, disa kanë edhe probleme në familje, shkollë apo punë, e të gjitha këto të mbledhura së bashku na shkaktojnë edhe stresin, shkruan Bordo.al. 

Ndonëse ne e përmendim çdo ditë: jemi të stresuar, shumë pak prej nesh e dinë se çfarë është ai në të vërtetë dhe pasojat shkatërruese në treupin dhe mendjen tonë. Stresi është tension trupor ose mendor që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm fizikë, kimikë ose emocionalë.

Veç kësaj, stresi ka një ndikim të jashtzakonshëm edhe në pamjen tonë të jashtme. Ai mund të sjellë më shpejt ndryshimet që ndoshta duhet të vinin nga mosha, e disa nga këto janë: rënie e flokëve, rrudha të parakohshme, rrathë të zinj poshtë syve, lëkurë e thatë e akne. Prandaj kujdes! Niseni ditën me optimizmin e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button