UNICEF: Fëmijët refugjatë në Belgjikë ballafaqohen me “probleme të rënda”

 Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka kritikuar se fëmijët refugjatë në Belgjikë po ballafaqohen me “probleme të rënda” gjatë procesit të kërkesës për azil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e UNICEF-it të cilët gjatë periudhës dy vjeçare janë takuar me 170 fëmijë refugjatë në Belgjikë kanë parë se fëmijët në fjalë gjatë procesit të azilkërkimit u drejtohen qendrave të ndryshme të pranimit.

Në një raport të publikuar lidhur me çështjen thuhet se disa nga fëmijët të cilët strehohen në qendrat e pranimeve janë ankuar se procesi i pranimit si azil po shndërrohet në një “problem të rëndë”.

“Procesi i pranimit funksionon shumë ngadalë. Disa prej nesh po presim 6 vite për të marrë përgjigje. Mosarritja e parashikimit të së ardhmes sonë pengon edhe shkollimin tonë”, thonë fëmijët.

Në raport thuhet se shumica e fëmijëve ballafaqohen me vështirësitë e vetmisë dhe të ikjes nga lufta dhe se pasiguria e cila buron nga ajo nëse do të mund të qëndrojnë në Belgjikë apo jo e vështiron edhe më tej procesin për ta.

Strehimi, një problem tjetër

Ndër problemet e fëmijëve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtimin e UNICEF-it është problemi i strehimit.

Vazja 10 vjeçare çeçene thotë se tensionet e larta, përleshjet, zhurma dhe mungesa e kujdestarëve në qendrat e pranimit të refugjatëve po shkakton stres dhe shqetësim.

“Qendrat e pranimit janë shumë të papastërta. Gjithmonë ka përleshje. Në qendër pothuajse dominon një çmenduri. Përleshjet zakonisht ndodhin mes refugjatëve të rritur”, thotë ajo.

Sipas UNICEF-it zgjatja e procesit të pranimit dhe pritja për një kohë të gjatë në qendrat e pritjes shkakton stres tek fëmijët dhe kjo ndikon negativisht në gjendjen e përgjithshme, shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve.

UNICEF vuri në dukje se procedurat për pranim duhet të kufizohen me afate dhe bëri thirrje që procesi të mbështetet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas të dhënave zyrtare, 4.960 fëmijë, 76 prej tyre pa kujdestarë, kanë aplikuar për azil në Belgjikë në vitin 2016.

Parashikohet se ky numër në Evropë arrin deri në 400 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP