Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet

Një burrë ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 7:50, 47-vjeçari Antonio Tutkovski nga Resnja ka lajmëruar policinë në Resnjë se te vendi i quajtur Makazi e ka vrarë bashkëshorten, 43 vjeçe, Vineta Tutkovska. 

Në vendngjarje menjëherë ka ardhur policia, mirëpo kur kanë arritur Antonio ishtë vetëvrarë. Polici ka  parë dy trupat e pajetë, pranë tyre edhe pistoletën.

Akoma nuk janë të njohura arsyet për vrasjen dhe vetëvrasjen.  Policia heton rastin. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button