Piloti hero mbron jetët e 70 pasagjerëve (Video)

Piloti i këtij fluturimi meriton lavdërimet maksimale, e fjala hero mund të jetë shumë pak për profesionalizmin e tij.

Ai ka qenë në krye të një udhëtimi që kishte për destinacion Aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, por kushtet e motit jo vetëm që nuk ishin nga më të përshtatshmet, por mund të konsiderohen si ndër më ekstremet, njofton TopChannel.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur me shumë mundësi ditën e enjte, kur Holanda, sikurse edhe gjithë pjesa tjetër e Europës veriore, u godit nga stuhia e dhunshme e pagëzuar në Gjermani me emrin “Friedrik”.

Avioni ka qenë duke luftuar kundër erërave me shpejtësi mbi 110 km në orë dhe kishte 70 pasagjerë në bord. Pamjet janë vërtet rrënqethëse, për nga mënyra sesi humbiste kontrollin avioni në ajër, edhe pse ishte shumë pranë pistës së aeroportit. Zbritja është një art më vete, me avionin që ul fillimisht njërën rrotë, anohet, e më pas ul edhe rrotën tjetër, në një nga uljet më të vështira të mundshme, por që u realizua me sukses të jashtëzakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP