SHBA-të i bëjnë thirrje Turqisë të mos veprojë në Afrin të Sirisë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga Turqia të mos ndërmarrë ndonjë veprim në Sirinë veriore, duke i bërë thirrje Ankarasë të mbetet e përqendruar në luftën kundër grupit terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se SHBA-të dëshironin që Turqia të abstenonte nga dhuna në qytetin veriperëndimor Afrin.

“Ne do bënim thirrje mbi turqit që të mos ndërmarrin ndonjë veprim të tillë. Ne nuk duam që ata të angazhohen në dhunë, por ne duam që ata të jenë të përqendruar në DEASH-in”, tha Nauer.

Një operacion në Afrin, rajon që kufizohet me provincat Hatay dhe Kilis të Turqisë, pritet gjerësisht pas operacionit të suksesshëm shtatë-mujor të Turqisë “Mburoja e Euftratit” në Sirinë veriore, i cili përfundoi në mars të vitit të kaluar.

Regjimi i Bashar al-Assadit ia dorëzoi Afrinin PYD/PKK-së pa luftë ndërsa sipas informacioneve të mbledhura nga AA, në Afrin aktualisht ka rreth dhjetë mijë terroristë në zonë.

Pasi Turqia paralajmëroi për praninë e tyre në Afrin, terroristët tani po fshihen në strehimore dhe gropa në zonat e banuara atje.

PYD/PKK është dega siriane e grupit terrorist PKK, i cili është emëruar organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja.

Që nga mesi i viteve 1980, PKK ka zhvilluar një fushatë të gjerë terroriste kundër shtetit turk, në të cilin rreth 40 mijë njerëz janë vrarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button