Ata që kanë qarkullim më të lartë se një milion denarë duhet të paguajnë TVSH

Individët të cilët realizojnë një qarkullim më të lartë se një milion denarë duhet të paguajnë TVSH, dhe për këtë nuk duhet të ketë asnjë diskutim apo dyshim, thotë këshilltari në Ministrinë e financave, Branimir Jovanoviq. Derisa ekspertët kanë një varg dilemash rreth asaj cilat kategori të qytetarëve duhet të jenë pagues të TVSH-së, Jovanoviq është kategorik: “Tatimpagues është çdo person i cili kryen një veprimtari të pavarur ekonomike.”, njofton Alsat-M.

Megjithatë, ligji për TVSH nuk specifikon se çfarë nënkuptohet me termin “veprimtari ekonomike”. DAP-i për herë të parë vitin e kaluar kërkoi nga personat fizik të regjistrohen si tatimpagues të TVSH-së, por pas reagimeve publike nuk kishte ndëshkime për ata që nuk e kanë përmbushur detyrimin.
Prandaj, kjo nuk është zbatuar në praktikë. DAP-i e bëri të njëjtën edhe këtë vit, por vetëm duke publikuar një thirrje në faqen e internetit, edhe atë më 11 janar, vetëm katër ditë para afatit të fundit për regjistrim. Prej atje nuk ka asnjë informacion sa persona fizik janë të regjistruar dhe nëse do të ketë dënime për ata që nuk e kanë bërë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button