Putin kremton Epifaninë, lahet në ujërat e ftohta të liqenit Seliger (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin është larë në ujërat e ftohta të liqenit Seliger, me rastin e kremtimit tradicional të Epifanisë, apo pagëzimit të Jezu Krishtit.

Presidenti rus Vladimir Putin është larë në ujërat e ftohta të liqenit Seliger, me rastin e kremtimit tradicional të Epifanisë, apo pagëzimit të Jezu Krishtit.

Për të shënuar pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan 2.000 vjet më parë, Putin i veshur me një pallto në zonën Tver, në veri të Moskës, ku më pas hyri në ujin e akullt dhe u kryqëzua.

Ky akt u bë në praninë e përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Ruse dhe e gjithë kjo ngjarje u ndoq edhe nga përfaqësues të shumtë të mediave.

Festimi tradicional i Epifanisë u shënua në mbarë Rusinë si dhe në pjesë të tjera të botës ku besimtarët ortodoksë lahen në ujëra të ftohta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button