Një veturë futet me shpejtësi në një plazh në Brazil, gjen vdekjen një fëmijë (Foto/Video)

Një shofer, i cili thotë se ka humbur kontrollin e makinës së tij, është futur me veturë përgjatë bregut të detit përgjatë Copacabana Beach në Rio de Janeiro, duke vrarë një fëmijë tetë muajsh dhe duke plagosur 15 vetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, makina u ndal në rërë, pasi me sa duket e kaloi trotuarin e gjerë që shkon në mes të plazhit dhe një rruge të ngarkuar, transmeton Telegrafi.

Një oficer në stacionin policor Copacabana konfirmoi vdekjen e foshnjës dhe tha se 15 të plagosur ishin duke u mjekuar në spital.

Policia ka arrestuar shoferin, i cili u ka thënë atyre se ai nuk kishte pirë, por kishte humbur kontrollin e makinës së tij.

Ai ka theksuar gjithashtu se vuante nga epilepsia, sipas deklaratës së policisë.

Policia ushtarake braziliane ka bërë të ditur se nuk kishte asnjë indikacion se incidenti ishte një sulm terrorist.

12345678910

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button