Taravari: Mbështesim zhvillimin e çiklizmit në Gostivar

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, takoi përfaqësuesit e Klubit të Çiklistëve “Adrenalin” nga Gostivari, me ç’rast u njoftua me aktivitete dhe sukseset e tyre.

Nënkryetari i KÇ “Adrenalin”, e njoftoi kryetarin Taravari se ky klub tubon rreth vetes shumë anëtarë, në mesin e të cilëve ka edhe pjesëtarë të moshave më të reja, të cilët tashmë pas vetes kanë rezultate kulminante në nivel shtetëror.  Me këtë rast ai veçoi rezultatet në nivel shtetëror të grupmoshës U13, kampionin Xhemaletin Qorbajrami dhe nënkampionin Daim Muharemi. Ajo që posaçërisht i bën ata krenarë është Ybejda Beba. si vajza e vetme në Maqedoni e cila garon në konkurrencë me meshkuj, po ashtu për grupmoshën U 13.

Kryetari Taravari i përgëzoi përfaqësuesit e KÇ “Adrenalin”, sidomos kampionët e vegjël për përkushtimin e tyre dhe sukseset që po shënojnë, duke ripërsëritur qëndrimin e tij për mbështetje të shoqatave dhe klubeve që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetës rekreativo-sportive në komunën e Gostivarit. Në këtë drejtim ai i siguroi se do të mbështesë organizimin e  një gare çikliste në Gostivar, për të cilën gjë ata kanë shfaqur interesim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button