Timonie: Ka hapësirë për përmirësimin e tekstit të komplikuar të ligjit për gjuhët

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie, vlerëson se ka hapësirë për përmirësimin e tekstit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi që, ashtu siç thotë ai, bëhet fjalë për tekst mjaft të komplikuar. Megjithatë,  nuk beson se ai mund të jetë arsye për tensione të reja ndëretnike në shoqëri, njofton Portalb.mk.

“Ka hapësirë për përmirësimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe nuk jam i vetmi që vlerëson se bëhet fjalë për tekst të komplikuar i cili jo aq lehtë kuptohet”, thotë ambasadori Timonie.

“Nga ana tjetër, ajo që më intereson më shumë për këtë tekst është nëse është diskutuar për amendamentet ; nëse korniza ligjore është në pajtueshmëri me Kushtetutën, nëse, për shembull, qëllimi i tekstit, por edhe pasojat financiare janë paraqitur përpara opinionit? Të gjithë këto janë çështje me interes për opinionin. Të gjitha këto janë me interes për ne që të tregojnë nëse sistemi i Maqedonisë funksionon si sistem normal. Nga ana tjetër, sinqerisht të ju them, ekziston hapësirë për përmirësim të tekstit dhe ajo është e mundshme, pasi që ngelet në bisedime, ky është proces i cili ende nuk ka mbaruar dhe nuk kisha dashur të sqarohem”, deklaroi Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button