Vjedhin diamantet në varrin e Whitney Houston

Absurde por ja që ndodh edhe kjo! Të hidhëruar jashtë mase janë të afërmit e Whitney Houston me vandalizmat që janë bërë në varrin e saj.

Këngëtarja e famshme u varros me disa bizhuteri (një karficë dhe vathë diamanti) që kapnin shumën prej 812.000 dollarësh. Por këto ditë, disa kanë rrëmbyer disa diamante.

Varri i saj ruhet 24 orë nga policë privatë, por sipas një botimi në media, nëna e Whitneyt nuk i ka mundësitë ekonomike që t’i shtojë masat e sigurisë.

Kështu, familja e të ndjerës mendon që ta derdhë varrin në beton, me qëllim që të ndalë ata që shkojnë për të vjedhur bizhuteritë me të cilat u varros diva e muzikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button