Kuvendi do të ketë pesë nënkryetarë, është miratuar propozim-vendimi i Xhaferit

Në vazhdimin e seancës së 12-të, Kuvendi miratoi projekt-vendimin për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit, Kuvendi do të ketë pesë zëvendës-kryetarë të cilët do të zgjidhen nga radhët e deputetëve që u përkasin partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend.

Propozimi i Kuvendit për të pasur pesë nënkryetarë është dhënë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Rregullat e Kuvendit në nenin 21 paragrafi 2 të ligjit për Kuvend në bazë të nenit 17 përcakton numrin e nënkryetarëve të përcaktuara nga Kuvendi me propozim të Kuvendit dhe nënkryetarët zgjidhen nga radhët e deputetëve që i përkasin partive  politike të ndryshme të përfaqësuara në Kuvend. Në bazë të këtyre dispozitave, dhe duke pasur parasysh kompetencat e Kuvendit dhe të krtetarit janë përcaktuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e punës, unë propozoj që  Kuvendi të ketë pesë nënkryetarët “, thuhet në shpjegimin e projekt-vendimit të Xhaferit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button