Ditët e kinematografisë iraniane në Shkup

Gjashtë filma nga kinematografia bashkëkohore iraniane, të xhiruara prej vitit 2005 deri në vitin 2014, do të shfaqen në Kinotekën e Maqedonisë prej 22 deri më 27 janar, transmeton Koha.mk.

Projeksionet filmike do të fillojnë të shfaqen të hënën me “Shijen e ëmbël të imagjinatës” në regji të Kamal Tabrizit, ndërsa në ditët në vijim me fillim prej orës 20:00 do të shfaqen edhe: “Dikur, dashuri dhe tradhti” në regji të Davud Bidel; “Pishina për fotografim” i Mazair Mirit; “Tërësisht vetëm” në regji të Ehsan Abdipur; “Kubi i sheqerit” i Reza Mikarimi, i cili është regjisor edhe i filmit të fundit nga programi – “Aq afër, ndërsa aq larg” më 27 janar.

Kinoteka kumtoi se programi realizohet me ndihmë të Ambasadës të Republikës Islamike të Iranit në Shkup, në selektimin e të cilit janë edhe filmat. Hyrja për projeksionet është pa pagesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button