Mourinho miraton rikthimin e CR7 në Old Trafford, Unitedi gati t’i paguajë 400 milionë euro

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka aprovuar transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo në Old Trafford.

E ardhmja e Ronaldos te Mbretërit nuk është më e sigurt dhe gjatë verës së 2018 pritet të ketë një largim të tij nga Santiago Bernabeu, transmeton Telegrafi.

Emri i sulmuesit portugez është lidhur shumë me skuadrat e mëdha evropiane, e sidomos me ato angleze nga Liga Premier, ku pjesë e tyre ishte edhe ish-skuadra e tij, United.

Sipas asaj që raporton La Sexta (via AS), Mourinho ka dhënë miratimin e tij për përpjekjet e Manchester United për të sjellë Cristiano Ronaldo përsëri në klub.

Raportet për një rikthim të mundshëm të Old Trafford janë rritur, pasi ylli i Real Madridit ka treguar vazhdimisht shenja të pakënaqësisë në ekipin e tij të tanishëm.

E gjithë kjo thuhet se ka ardhur për faktin se ylli portugez nuk gjendet as në dhjetëshen e lojtarëve më të paguar në botë.

Unitedi thuhet se mund të paguajë deri në 352 milionë funte apo rreth 400 milionë euro për të siguruar transferimin e Ronaldos në fund të sezonit.

Ronaldo është lidhur edhe me Manchester Cityn e Chelsean në Angli dhe Paris Saint-Germain në Ligue 1, ku është folur edhe për një shkëmbim me Neymarin. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button