Fluturim dashurie, Papa marton çiftin në avion (FOTO)

Dashuria ndonjëherë të ngre lart, mes reve, por çifti nga Kili ka qenë aty dhe kur është martuar, transmeton Revista Class.

Para Françesku ka martuar sot dy punonjës linjash ajrore gjatë fluturimit mes dy qyteteve kilene të enjten.

Paula Podest Ruiz, 39 vjeçe dhe Carlos Ciuffardi Elorriga, 41, ishin martuar zyrtarisht para tetë vitesh, por ceremonia fetare që do bënin më pas ishte anuluar për shkak se kisha në Santiago, ku do të zhvillohej martesa, ishte dëmtuar rëndë në vitin 2010.

Ata i kërkuan Papës t’u bekonte martesën, por ai u ofroi më shumë, një martesë fetare të udhëhequr nga ai.

Çifti i tregoi udhëheqësit të Kishës Katolike që ishin burrë e grua, që kishin dy vajza dhe do donin bekimin e tij dhe ai papritur, i pyeti nëse ishin martuar në Kishë.

Kur ata i treguan të vërtetën Papa u ofrua t’i martonte në fluturimin nga Santiago në Iquique duke shënuar martesën e parë që bekonte në ajër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button