“Societas Civilis”: Ligji i gjuhëve të shqyrtohet nga Komisioni i Venedikut

Instituti i Demokracisë në vend “Societas Civilis” nëpërmjet një kumtese dërguar në media  i përshëndet të gjitha angazhimet për avancimin e gjuhëve të bashkësive dhe fton që ligji të jepet për mendim në Komisionin e Venedikut, njofton Portalb.mk.

“Instituti i Demokracisë në vend “Societas Civilis” i përshëndet të gjitha angazhimet për avancimin e gjuhëve të bashkësive. Për këtë qëllim e ftojmë qeverinë që ligjin për pëdorimin e gjuhëve të jepet në mendim në Komisionin e Venedikut dhe vërejtjet të vihen në tekstin e ligjit siç është parashikuar me planin “3-6-9”.

Rikujtojmë se nga viti 2001 Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë parashikon avancim të gjuhës shqipe në nivel qendror, në sfera të caktuara qartë të përdorimit. Konsiderojmë se është e rëndësishme që shteti t’i kushtojë vëmendje impelemtimit të të drejtave gjuhësore dhe konsiderojmë se ky ligj duhet ta ketë atë funksion.

Njëkohësisht themi se gjatë miratimit të ligjit është e nevojshme transparencë më e madhe dhe debat publik, parime me të cilat me të cilat merren qeveria dhe Kuvendi”, thuhet në kumtesë për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button