Brigitte Bardot habit me komentin për ngacmimet seksuale

Brigitte Bardot i ka konsideruar aktoret që kanë bërë deklarata për ngacmime seksuale në lëvizjen #MeToo si “hipokrite”. Ikona franceze e kinemasë, e cila nuk është e panjohur për qëndrimet e saj kontroverse, deklaroi që gratë ngacmojnë producentët për të marrë një rol dhe pastaj shpikin akuza ngacmimesh për të tërhequr vëmendje, shkruan Femra. Po shtojmë flash, një koment. Kjo duket pak si deklarata e një burri konservator shqiptar.

Vazhdojmë me Brigitte. Deklaratat e saj erdhën pasi aktorja tjetër franceze, Catherine Deneuve, u kërkoi falje viktimave të abuzimit seksual pas një pakënaqësie masive ndaj mbështetjes që ajo i bëri një letre të firmosur nga 100 franceze që thoshin që akuzat, që nga skandali i Harvey Weinstein-it, ishin shtuar shumë.

Bardot u pyet gjatë intervistës në revistën franceze Paris Match, çfarë mendonte për aktoret që kishin denoncuar ngacmim seksual.

“Në shumicën e rasteve ato po tregohen hipokrite, qesharake, aspak interesante”, është përgjigjur Bardot, 83 vjeçe.

“Ka shumë aktore që flirtojnë me producentët për të marrë një rol. Pastaj, me qëllim që të flitet për to, ato thonë që janë ngacmuar. Në të vërtetë, më shumë sesa i ndihmon, kjo i dëmton ato.”

Bardot gjithashtu ka thënë që ajo nuk ka qenë kurrë vetë viktimë gjatë karrierës së saj, e cila nisi në vitin 1950 dhe ka shtuar që ka shijuar disa sjellje që shumë të tjera do i kishin refuzuar.

“Unë, nuk kam qenë kurrë viktimë e ngacmimeve seksuale dhe më është dukur sharmante kur më thoshin që isha e bukur, ose që kisha të pasme të vogla të lezeçme. Ky lloj komplimenti është i bukur”, tha ajo.

Bardot është kritikuar në të shkuarën që ka mbështetur partinë e djathtë ekstreme franceze National Front dhe në vitin 2004 është dënuar për nxitjen e urrejtjes raciale për komentet e saj për myslimanët francez në librin e saj, A Cry In The Silence.

Deneuve, 74 vjeçe, të hënën u kërkoi falje viktimave të abuzimit seksual, pasi nënshkroi letrën shumë të kritikuar, të publikuar në gazetën Le Monde, ku thuhej që burrat po akuzoheshin padrejtësisht për sjellje të shëmtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button