Më në fund, prezantohet Galaxy S III

Samsung Electronics Co. sot ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit, Galaxy SIII, i cili është më i shpejtë dhe me ekran më të madh sesa rivali i saj më i madh, iPhone. 

Galaxy S III është zbuluar në një ngjarje ekskluzive të kompanisë në Londër, ndërsa risitë kryesore të këtij modeli, përveç shpejtësisë së procesorit dhe madhësisë së ekranit, janë edhe njohja e fytyrës së pronarit të telefonit, fotografitë e shumëfishta brenda një shkrepje, shikimi i videove në telefon ndërsa shkruani SMS porosi, dhe më shumë se kaq. 

Lajme të ngjashme

Back to top button