Kryeparlamentari Xhaferi për vdekjen e Jonuz Musliut: përherë në kujtesën e shqiptarëve!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot shprehu ngushëllime pas humbjes së djeshme të luftëtarit dhe politikanit nga Presheva, Jonuz Musliut. Musliun, kryeparlamentari Xhaferi e vlerësoi si një njeri i cili do të mbetet përherë në kujtesën kolektive të shqiptarëve, njofton Portalb.mk.

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim të shtrenjtë, luftëtarit të palodhshëm për çështjen mbarëkombëtare, Jonuz Musliu. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme, në emrin tim, të familjes sime, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, juve familjes së ngushtë; e nderuara Zejnepe, Fatlum, Shqiprim, Sarandë, ndaj dhimbjen tuaj, qëndroni të fort në këto çaste të vështira! Kontributi i tij jetësor, në lëvizje, luftë dhe në paqe do të mbetet përherë në kujtesën kolektive të shqiptarëve.I përjetshëm do të jetë kujtimi për veprimtarin e shquar Jonuz Misliu, shkoi në amshim në Janarin e flakadanëve të lirisë. Jonuzi ka vendin e merituar mes veprimtarëve të shquar të heronjve të kombit, duke kaluar në përjetësi”, shkruna në telegram ngushëllimin e Xhaferit.

Ndërroi jetë Jonuz Musliu, luftoi për të drejtat e preshevarëve!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button