Stoltenberg në Fejsbuk: Maqedonia ka pasur përparim të madh drejt NATO-s

Pas takimeve të njëpasnjëshme të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Maqedoni, ai shkroi edhe status në rrjetin social fejsbuk. Nëpërmjet shkrimit të tij, Stoltenberg vlerësoi se Maqedonia ka pasur një përparim të madh në hapërimin drejt NATO-s, njofton Portalb.mk.

“Takim i mirë me kryeministrin Zoran Zaev sot në Shkup. Shteti ka pasur përparim të madh në punën për anëtarësim në NATO”, shkroi dje Jens Stoltenberg.

Përndryshe, dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mbaruar vizitën zyrtare dyditore në Maqedoni, me takimin e fundit që e pati me kryeministrin Zoran Zaev. Porosia e Stoltenbergut për Maqedoninë ishte e qartë dhe precize – Nuk ka anëtarësim në NATO pa zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë.

Ngelet që Maqedonia të vazhdojë në procesin e intensifikimit të bisedimeve për çështjen e emrit. Të mërkurën në Nju Jork është mbajtur rund i ri i bisedimeve. Sipas mediave greke, ndërmjetësuesi për emrin, Methju Nimic ka dhënë 5 propozime, ndërkaq nga Qeveria kanë dalë me deklaratë se po e analizojnë kornizën për zgjidhjen e çështjes së emrit të dhënë nga Nimic.

Stoltenberg me porosi të qartë: S’ka NATO për Maqedoninë pa ndërrimin e emrit (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button