Lavrov: Dështimi i marrëveshjes me Iranin do të ishte alarmues

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se nëse marrëveshja atomike e fuqive botërore me Iranin dështon, atëherë kjo do të dërgonte mesazh “alarmues” për komunitetin ndërkombëtar, njofton REL.

Këto komente ai i ka bërë mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeeve të Bashkuara lidhur me masat për moszgjerim të armatimit atomik, derisa presidenti amerikan, Donald Trump, është kërcënuar për tërheqje nga marrëveshja atomike me Iranin, e arritur në vitin 2015.

Mëtutje, në një referencë të qartë për administratën Trump, zoti Lavrov tha se “ne nuk mundemi që për përfitime të agjendës politike të vendeve të caktuara, të tërhiqemi nga arritja e vërtetë e diplomacisë ndërkombëtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button