Hetime të dy shteteve për vdekjen e 52 udhëtarëve në një autobus

Presidenti i Kazakistanit, Nurslutan Nazaraev, i ka dërguar telegram ngushëllimi kolegut të tij në Uzbekistan, Shavkat Mirziyoev, derisa të dy vendet kanë hapur hetime për shkaqet e përfshirjes së një autobusi nga zjarri, me ç’rast janë vrarë 52 shtetas të Uzbekistanit, derisaa ata udhëtonin nëpër Kazakistan, njofton REL.

Nga ky incident tragjik kanë shpëtuar vetëm pesë udhëtarë.

Incidenti i këtillë ishte më vdekjeprurësi që ka ndodhur në pesë vitet e fundit në botë.

Zyrtarët kanë thënë se autobusi dje në mëngjes ishte përfshirë nga zjarri, 10 kilometra afër fshatit Qalybai, në një autostradë, që e lidhë qytetin rus Samara me qytetin jugor Shymkent në Kazakistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button