Detaje për vrasjen e Ivanoviç, policia: Pronari i makinës nga e cila u qëllua është në Serbi

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti ka thënë se pronari i fundit i veturës është nga Serbia, por nuk ka informacione se cilit nacionalitet i përket.

“Ende nuk dihet se çfarë kombësie është pronari i fundit i veturës. Këto informacione i kanë vetëm hetuesit policor. Ata po i bëjnë hetimet sipas përgjegjësisë që kanë marrë nga prokurori në këtë rast”, ka thënë Hoti, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka raportuar sot më herët se burime të sigurta brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë treguar se vetura ka hyrë në Kosovë përmes shtetit Serbisë dhe është gjendur edhe pronari.

“Veturën që është djegur e kanë lokalizuar dhe gjurmët qojnë në Serbi përmes një shteti të BE-së”, ka thënë një burim brenda MPB për lajmi.net.

Burimi i ka thënë lajmi.net se “Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar zyrtarisht përmes Ministrisë së Drejtësisë te autoritetet serbe që të na ndihmojnë. MPB përmes një shteti të BE-së e ka lokalizuar që vetura ka qenë në Serbi dhe e kanë gjetur pronarin kujt i është shitur në mes të vitit të kaluar”, ka thënë burimi.

Vetura e tipit ‘Opel’, sipas këtij burimi, është gjetur se kujt i takon që nga viti 2009, dhe kujt i është shitur.

“Është gjetur prej 2009 se kush ka qenë pronar i veturës dhe kujt i është shitur vetura në mes të vitit të kaluar”, ka thënë burimi për lajmi.net.

Policia e Kosovës deri në këto momente është duke vazhduar hetimet intensive dhe ka gjetur mjaft prova relevante që qojnë drejt gjetjes së kryerësve të krimit. Zëvendësministri kosovar i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq ka deklaruar se në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanovicit deri me tani janë marrë në pyetje gjashtë dëshmitarë dhe se nuk duhet lejuar që tema tjera ta lënë nën hije këtë krim.

Radojeviq për mediat serbe ka thënë MPB e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë në rajon, përfshirë edhe MPB-në e Serbisë dhe ka shtuar se ende nuk ekzistojnë kontakte zyrtare ndërmjet këtyre dy ministrive, por që kjo do të ndodh bazuar në marrëveshjen e Brukselit.

“Ajo që pres sot është se MPB-ja e Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë t’i dërgoj kërkesë MPB-së së Serbisë që të merr informacione shtesë për pronarin e veturës që është djegur në ditën e vrasjes së Ivanoviqit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button