Zbulohet shpella më e madhe nënujore në botë, publikohen pamjet interesante (Foto/Video)

Një grup zhytësish kanë zbuluar dy shpella të lidhura nënujore në Meksikë, e cila besohet se është më e madhja në botë.

Ky zbulim mund të jep informacione të reja rreth civilizimit gjatë Epokës së Drurit Maja, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit thonë se sistemi i shpellave nënujore prej 347 kilometra, janë zbuluar pas disa muajve hulumtime intensive.

Ato janë zbuluar afër zonës turistike Tulum, kurse sistemi Sak Aktun për të cilin besohet se është i gjatë 260 kilometra, është i lidhur me sistemin e Dos ohos 83 kilometra.

Në gjysmë ishullin Yukatan gjenden mbetje të civilizimit Maja, qytetet e të cilit kanë qenë të lidhur me ujin e nëndheshëm. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button