Zaev në takim me Odën amerikane ekonomike AmCham nga Shqipëria

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministren pa resor, e angazhuar për Investime të Huaja, Zorica Apostollovska, sot realizuan takim me Mark Kraford, kryetarin e Odës amerikane ekonomike në Shqipëri AmCham dhe përfaëqsuesit e biznesit – anëtarë të Odës.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, me sektorin e biznesit nga Shqipëria, i përfaqësuar nga Oda ekonomike amerikane AmCham, kryeministri Zaev potencoi se Maqedonia po punon me përkushtim në avancimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik me vendet e rajonit, përfshirë edhe me Shqipërinë, në vendosjen e relacioneve miqësore dhe të ndërlidhjes infrastrukturore rajonale si prioritete kulmore të politikkës rajonale me qëllim të avancimit të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

Në atë kuptim, ai shtoi se hapat pozitiv që Maqqedonia i bën për lëvizje të proceseve integruese të vendit në NATO dhe BE janë edhe një impils i fuqishëm për hapjen e perspektivave ekonomike të vendit, ndërsa një nga mënyrat për realizim të atij qëllimi është mu rritja e bashkëpunimit rajonal.

Kraford theksoi se kompanitë anëtare, një pjesë e të cilave marrin pjesë në takim, tregojnë interesim të dukshëm për të investuar në Maqedoni dhe rajon.

Në atë drejtim, përfaqësuesit e pranishëm të kompanive shprehën vlerësime pozitive për klimën e përmirësuar afariste dhe ambientin afarist në vend, që së bashku me politikat e reja ekonomike paraqet bazë të shkëlqyeshme për zgjerim të bizneseve të reja me pritje reale për investime të reja në Maqedoni.

“Ju bëj thirrje ta gjeni interesin tuaj të biznesit për përfitim, mu këtu në vendin tonë. Maqedonia posedon potencial të madh ekonomik dhe shtrirje të shkëlqyeshme gjeografike. Po punojmë në rritje të zhvillimit të PBV-së, në hapje të vendeve të reja të punës, në nxitjen e konkurrencës dhe në investime të reja që në linjë të fundit do të kontribuojnë për zhvillim të ekonomisë dhe shtetit. Qëllimi është që përmes qasjes me përgjegjësi në zhvillimin e politikave ekonomike ta kahëzojmë tërë potencialin ekonomik në funskion të sigurimit të jetës cilësore për qytetarët”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin me përfaqësuesit e odës ekonomike amerikane AmCham në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button