Kushti i Biel për Timberlake: Nuk e dua Cameron Diazin në dasmë

Me disa ndërprerje, tashmë katër vjet po zgjat romanca e Jessica Biel dhe Justin Timberlake, ndërsa pasi çifti u fejua janë pajtuar për detajet e ditës më të rëndësishme në jetën e tyre.

Megjithatë, Jessica është duke kërkuar diçka me ngulm dhe rreth kësaj nuk dëshiron të heqë dorë: Cameron Diaz nuk duhet të ftohet në dasmë.

“Jessica beson se Cameron është akoma rivale e saj. Jashtëzakonisht po e shqetëson fakti që Diaz dhe Timberlake kanë mbetur miq, pasi ndërprenë lidhjen”, ka thënë një mik i çiftit të ardhshëm për revistën, “Star”.

Gjithashtu, Cameron Diaz nuk është e vetmja që do të mbetet pa një ftesë. Një fat të ngjashëm do të përjetojë edhe këngëtarja Britney Spears, e cila përfundoi lidhjen me Justin Timberlake qysh në vitin 2006.

Këngëtari dhe e dashura e tij, aktorja dhe modelja amerikane, thuhet se gjatë verës do të organizojnë një dasmë të madhe edhe pse fillimisht ishte planifikuar të ishte një aheng i vogël familjar.

“Planifikojnë të bëjnë një dasmë të madhe. Ajo fillimisht ka dashur një martesë të thjeshtë dhe intime, por e ka tërhequr dëshira e Justinit për dasmë të madhe”, ka thënë një burim ditë më parë për revistën “People”./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button