Kuvendi i miratoi në lexim të parë reformat për ligjin për ATO-në

Kuvendi miratoi nevojën e ligjit për Agjencinë Teknike Operative. Me 64 vota pro, asnjë kundër dhe në mungesë të opozitës, shumica i dha dritë jeshile ligjit për ATO-në për procedurë të mëtejme. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski shpjegoi arsyet për formimin e Agjencisë, transmeton Alsat M. 

“Jemi të vendosur për reforma efikase në sistemin e ndjekjes së komunikimeve të cilat para se gjithash do të forconin procesin, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe përmirësimin e vërejtjeve që i kemi pasur deri më tani. Vetëm kjo do të krijonte një sistem të mirë në interes të qytetarëve”- deklaroi ministër i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Deputetët e shumicës parlamentare kërkojnë zbatimin të mirëfilltë në praktikë të këtij ligji. Nevoja u votua edhe nga Lëvizja Besa të cilët kërkuan proces transparent në fazën e amendamenteve.

Edhe pse bojkoptojnë punimet e Kuvendit, deputetët e VMRO-DPMNE-së, kritikuan shumicën për miratimin rekord të ligjeve në mungesë të opozitës.

Propozimi do të dërgohet për shqyrtim edhe në Komisionin për mbrojtje dhe siguri. Bashkë me nevojën e ligjit për ATO-në, Kuvendi miratoi edhe pakon ligjore të propozuar nga Qeveria, si ligji për ministrinë e Brendshme, ligji për policinë si dhe ligji për ndjekjen e komunikimeve elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button