Biznesmenët nga Shqipëria të interesuar për të investuar në turizëm, energji dhe resurse minerale

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot zhvilloi një takim pune me një delegacion biznesi nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, të udhëhiqur nga Presidenti i saj Mark Crawford.

Delegacioni i 20 anëtarësh i biznesit, i cili gjatë vizitës dy-ditore në Republikëns e Maqedonisë pati takime me përfaqësues të disa institucioneve, gjatë bisedës me ministrin Bekteshi tregoi interes për mundësitë që ofron vendi ynë për investitorët e huaj, si dhe për krijimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekzistuese afariste midis kompanive nga të dyja vendet.

Ministri Bekteshi i informoi ata mbi përfitimet e ofruara nga qeveria për investitorët e huaj, brenda dhe jashtë zonave teknologjike-industriale. Sipas ministrit Bekteshi, dëshmi se kushtet janë të shkëlqyeshme është prania e shumë kompanive nga SHBA-tëdhe Shqipëria në Republikën e Maqedonisë, duke shtuar se është e nevojshme të punohet së bashku për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet kompanive dhe institucioneve nga të dyja vendet.

Ai i informoi biznesmenët amerikanë dhe shqiptarë se Maqedonia ka dorëzuar një kërkesë formale për krijimin e një administrate doganore të përbashkët të dy vendeve në njërën nga vendkalimet kufitare, si dhe nevojën për njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare nga të dy vendet, që do të lehtësonte tregtinë.

Biznesmenët nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri kanë shprehur interesim për të investuar në disa fusha, siç janë turizmi, energjia dhe resurset minerale, ndërsa nga ana e ministrit Bekteshi morrën premtim se do ti kenë dyert e hapura për mbështetje administrative dhe teknike në përputhje me rregulloret ekzistuese dhe procedurat për hapjen e një biznesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button